Preloader Logo
element
SWORD

RRETH KLUBIT Të BOKSIT

Që nga viti 2010, Shkëndija ka fuqizuar individë përmes boksit, duke ofruar trajnim inovativ dhe profesional për të gjitha nivelet.

icon

Trajnime Profesionale

Stërvitu me pasion dhe përkushtim. Programet tona janë krijuar për të zhvilluar aftësitë dhe forcën tuaj.

icon

Kardio dhe Forcë

Përmirëso qëndrueshmërinë dhe ndërto forcën me stërvitje që sfidojnë dhe transformojnë.

ORARI I TRAINIMIT TONË

Orari ynë i boksit ofron trajnime për të gjithë, duke përmirësuar teknikën dhe kondicionimin. Bashkohuni për të rritur aftësitë tuaja.

Rutina Mosha deri 12vjeç Vajzat Mosha mbi 13vjeç
E Hënë Ora 18:00 - 19:00 Ora 18:00 - 19:00
E Martë Ora 18:00 - 19:00 Ora 18:00 - 19:00
E Mërkurë Ora 18:00 - 19:00 Ora 18:00 - 19:00
E Enjte Ora 18:00 - 19:00 Ora 18:00 - 19:00
E Premte Ora 18:00 - 19:00 Ora 18:00 - 19:00

Njihuni me Ekipin Tonë

Në ClubBox Shkëndija, trajnerët dhe anëtarët tanë stërviten, rriten dhe mbështesin njëri-tjetrin. Bashkohuni me ne!

trainer

Halim Abazi

Trajner
trainer

Leonard Abazi

Boksier
trainer

Lulzim Ismaili

Boksier
element

Vajzat në boks

Boksi ndihmon vajzat të fitojnë forcë, vetëbesim dhe disiplinë. Në ClubBox Shkendija, ato stërviten, rriten dhe fuqizohen!

icon
01

Forcë dhe Vetëbesim

Boksi ndihmon vajzat të zhvillojnë forcën fizike dhe vetëbesimin, duke u bërë më të sigurta në veten e tyre.

icon
02

Shëndet i Mirë

Përmirëson shëndetin kardiovaskular, qëndrueshmërinë dhe forcën, duke promovuar një stil jetese aktiv

icon
03

Disiplinë dhe Përkushtim

Stërvitja e rregullt ndihmon në zhvillimin e disiplinës, durimit dhe vendosmërisë për të arritur qëllimet

icon
04

Mbështetje

Stërvitja në boks krijon miqësi dhe ndjenjë bashkëpunimi, duke e bërë çdo vajzë pjesë të një ekipi të fortë dhe mbështetës.

Besim Kabashi Tribute

Përkujtimi i Legjendës së Kickbox Besim Kabashi

Tetovë, 4 dhjetor 2021

Për nder të 10-vjetorit të ikjes në amshim të legjendës së Kickbox, Besim Kabashi, Klubi i boksit Shkëndija në krye me promoterin dhe trajnerin, Halim Abazi organizuan një turne madhështor, në të cilin u zhvilluan tetë meçe në boks dhe një kikboks.

Për brezin e Besim Kabashit dyluftuan dy kikboksierët perspektiv, Flamur Pestishta dhe Fatmir Gjergji. Duelin e fitoi Pestishta pas tre raundeve te forta dhe sfiduese.

Nga boksi kishte shumë duele dhe në këtë turne u paraqitën disa yje të njohur shqiptar dhe nga Kroacia, Sërbia, Bosnja e Hercegovina, Hungaria, Gjermania, si Alban Bermeta, Emil Markic, Goektug Karakan, Achilles Szabo, Marija Malenica, Sanel Hasanovic, Sumbu Nasasi, etj.

Bermetës iu deshën vetëm 45 sekonda për ta përmbysur serbin, Darko Knezevic. Goditjeve të forta të tij në pleksus nuk i përballoi Knezevic i cili mbeti i strukur në dysheme.

Duel interesant ishte ai ndërmjet kroates Marija Malenica dhe vlonjatës, Esmeralda Nevruzaj. Pas katër raundve sfiduese fituese doli Malenica e cila ishte më e mirë.

Goektug Karakan mposhti Kristi Zekan me vendim unanim. Roxhersi Muslia mposhti poashtu Stefan Markovicin me vendim unanim.

Boksieri perspektiv Sanel Hasanovic mposhti Drazen Janjanin me nokaut teknik në raund të parë. Ndërsa, meçi kryesor ishte ai ndërmjet Emil Markic dhe Achilles Szabo. Markic e dominoi mecin duke e grushtuar fortë në dy raundet e para, gjë që Achilles nuk ishte i denjë të vazhdon në të tretin.

Organizimi mbyllet me shumë kompetencë dhe me një vlerë tjetër drejt ngritjes së boksit në Maqedoni dhe në regjion.

Bashkohu në klubin tonë

#bëhu i fortë

A jeni gati të shtyni kufijtë tuaj dhe të zbuloni potencialin tuaj të vërtetë? Në ClubBox Shkëndija, ofrojmë një vend ku forca, disiplina dhe përkushtimi bashkohen për të krijuar kampionë.

Videot e boksierëve

Zbuloni performancat më të mira të boksierëve tanë, duke pasqyruar përkushtimin, talentin dhe shpirtin e vërtetë të boksit. Inspirohuni nga suksesi i tyre!

element
element

Disa nga Eventet tona

Në ClubBox Shkendija, organizojmë gara, stërvitje dhe aktivitete që forcojnë aftësitë dhe shpirtin e ekipit. Bashkohuni me ne dhe përjetoni emocionet e boksit!

blog
27 Korrik, 2024
blog
27 Korrik, 2024
blog
28 Nëntor, 2024